Popular Posts

8 USHQIME QË NUK DUHEN RINGROHUR ASNJËHERË


8 USHQIME QË NUK DUHEN RINGROHUR ASNJËHERË
Ngrohja e ushqimit të drekës për ta konsumuar sërish në darkë është kthyer tashmë në një mënyrë jetese.

Mbrëmjeve të së premtes, kur do të boshatisësh frigoriferin apo do që të mbeturat e një nate më parë t’i kthesh në një vakt të ri, mikrovala është zgjidhja më e dobishme. Por, studimet kanë treguar se ringrohja e disa ushqimeve të preferuara mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sidomos nëse nuk janë ruajtur siç duhet.

Këto 8 ushqime mund të të shkaktojnë helmim ushqimor, nëse ringrohja apo nuk ruhen ashtu siç duhet:

Selino, spinaqi dhe panxhari – Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Kërpudhat – Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohet menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët – Nëse ringrohja vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Patatet – Patatet janë pak të ndërlikuara – nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t’i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t’i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t’i ngrohni sërish.

Orizi – Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë… Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë  një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.

Pula – Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë. Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, prandaj, nëse do ta ngrohni për herë të dytë mishin e pulës, apo çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohuni  që është gatuar mirë./Shendeti.al/

Prej të ejtës rikthehet bora.




Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se deri të mërkurën në vendo të ketë mot të ngrohtë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq nga e enjtja pritet të ketë reshje bore.

Në njoftimin e IHMK-së, thuhet se vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërkaq do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi 1-7m/s.

Nga dita e enjte parashihet që mbi vend të vijnë masat relativisht të ftohta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët, me ulje të përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta të shiut të përziera edhe me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, bëhet e ditur në njoftim. Ndërkaq, të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me ngritje të lehta të temperaturave./plustv