Popular Posts

Farat e Lulediellit


Farat e Lulediellit.!!
Farat e lulediellit janë burim i
shkëlqyeshëm i vitaminave B1, B5 dhe E.
Vitamina E është shumë e rëndësishme pasi
që vepron si një antioksidant në trupin tonë
dhe lufton radikalët e lirë.
Nëse ju konsumoni vetëm 50 gramë fara të
lulediellit ofrojnë 100 për qind të nevojave
për Vitaminë E për trupin e njeriut, e cila
cilësohet si një vitaminë e cila është kundër
plakjes dhe shton imunitetin, veçanërisht
ajo është e rëndësishme për femrat
shtatzëna dhe ato me foshnja që i ushqejnë
me gji.
Këto fara janë burim i mirë i mineraleve
siç është magnezi, potasiumi, hekuri dhe
magnezi.
Farat e lulediellit përmbajnë gjithashtu
amino-acide fibra dietalë dhe acid linoleik
(acid ky shumë i rëndësishëm kundër
dhjamit).
Ato kanëyndyrna të cilat ndihmojnë në që të
ulin nivelin LDL (kolesterolin e keq) dhe e
rrisin HDL (kolesterolin e mirë).